
Sali Berisha paraqitet sot në SPAK
Aktuale
August 04, 2025 - 09:53
Sot në orën 10:00 Sali Berisha paraqitet në SPAK, në zbatim të masës detyrim me paraqitje, që ka vendosur gjyqtari i apelit të posaçëm.
Në vendimin e gjyqtarit, Berisha është i detyruar të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë dhe siç kuptohet, oficerët e BKH-së nuk do të bëjnë pushim gjatë këtyre dy ditëve për të administruar deklaratën e pranisë që firmoset nga ish-kryeministri.