Macroni Vuçiqit: Veprimet e njëanshme në raportin Kosovë – Serbi dëmtojnë dialogun

Macroni Vuçiqit: Veprimet e njëanshme në raportin Kosovë – Serbi dëmtojnë dialogun

Aktuale August 03, 2025 - 15:21

Presidenti i Francës, Emmauel Macron, ka biseduar në telefon me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas asaj që Macroni tha në “X”, Vuçiqit ia ka përsëritur rëndësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, Macroni ka dënuar veprimet e njëanshme nga palët.

“Përsërita rëndësinë e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës dhe dënimin tonë të çdo veprimi të njëanshëm që mund ta dëmtojë atë”, deklaroi Macroni pas bisedës me Vuçiqin.

Në fund, ai tha se së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa jonë do të realizojë dhe do të përqafojë fatin e saj – në unitet, solidaritet dhe përgjegjësi.