
10 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale
Janë bërë një dekadë nga votimi i Gjykatës Speciale.
Më 3 gusht 2015-, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan pro ndryshimit të amendamentit kushtetues, që i hapi rrugë themelimit të Dhomave të Specializuara.
Me 82 vota pro, pesë kundër dhe një abstenim, iu hap rruga Qeverisë t’i dërgojë edhe dy projektligje të tjera sa i përket Speciales.
Kjo edhe hasi në kundërshtimin e opozitës së asaj kohe, duke e quajtur të padrejtë, selektive dhe e cila do ta cenojë sovranitetin e vendit.
Qeveria dhe pozita e quajtën të padrejtë këtë votim, por të domosdoshme për t’i hequr dyshimet për krime të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën e fundit.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka ngritur aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.
Derisa ka shqiptuar edhe dënime ndaj ish-eprorit të UÇK-së Salih Mustafa, dhe pjesëtarit Pjetër Shala – Ujku.
Kurse, dënimin e tyre tashmë e kanë përfunduar ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët ishin dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim për pengim të drejtësisë.
DHSK dhe ZPS, janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por ndodhen në Holandë dhe kanë staf ndërkombëtar. /klankosova