Arabia kërkon Ardon Jasharin

Arabia kërkon Ardon Jasharin

Aktuale August 02, 2025 - 19:22

Fati i Ardon Jasharit ka marrë një kthesë të papritur. Kur të gjithë prisnin akordin me Milanin, 23-vjeçari me origjinë shqiptare ka marrë një ofertë të papritur nga Arabia Saudite. Club Brugge ka marrë një ofertë prej 45 milionë eurosh nga klubi saudit Neom, por Jashari e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar të transferohet në Arabinë Saudite sepse dëshiron të luajë vetëm për kuqezinjtë.

Chelsea është gjithashtu i interesuar për të, si dhe klubi gjerman Bayer Leverkusen, i cili shiti lojtarin e kombëtares zvicerane Granit Xhaka te Sunderland. 

Skenar që prish jo pak planet e Milanit, me drejtorin sportiv, Igli Tare i cili ka ofruar deri në 38 milionë euro për kartonin e Jasharit. Një shumë e konsiderueshme për të vendosur një rekord të ri transferimi për Club Brugge Ky rekord i përket mesfushorit Charles De Ketelaere, i cili u shit te Milan për 37.5 milionë euro në verën e vitit 2022.

Belgët kanë refuzuar zyrtarisht ofertën, gjithsesi, Bryzh synon të përfitojë sa më shumë nga kartoni i tij. Futbollisti humbi debutimin e klubit kundër Genk dhe vazhdon të punojë i distancuar. Ardon Jashari ka arritur edhe akordin me Milanin, për 2.5 milionë euro në sezon për 5 vitet e ardhshme, gjithsesi pengesa e madhe mbetet bindja e Klub Bryzh.