Kolonat në kufi, deri dy orë pritje për të hyrë në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Kolonat në kufi, deri dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

Aktuale August 02, 2025 - 18:42

Sipas raportit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, vazhdon të ketë fluks në hyrje-dalje të pikave kufitare të Kosovës.

Aktualisht pritjet shkojnë deri në dy orë për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare Dheu Bardhë, ndërsa pritjet për të dalë nga kjo pikë janë 20 minuta, transmeton Zeri.info.

Pikë tjetër e ngarkuar është edhe ajo në Bërnjak, ku pritjet për të hyrë në Kosovë, shkojnë deri 40 minuta, ndërsa pika në Han të Elezit deri 30 minuta.

Më poshtë gjeni raportin e fundit të përditësuar për gjendjen në pikat kufitare./Zëri

Image