
Tërmeti shkund Shqipërinë
Aktuale
August 02, 2025 - 18:19
Një tërmet është regjistruar pasditen e së shtunës në Shqipëri.
Mësohet se epiqendra ishte të paktën 9 kilometra në veri-perëndim të qytetit të Vorës, në Tiranë.
Lëkundjet ishin me magnitudë 3 ballë të shkallës Rihter, ndërsa thellësia fokale 15 kilometra.
Mediat në Shqipëri nuk raportojnë për dëme, teksa situata mbetet nën monitorim.