
Pas takimit me Osmanin, Baker pritet me nderime ushtarake nga Maqedonci
Aktuale
August 02, 2025 - 17:02
Ka përfunduar takimi i zyrtarit të lartë amerikan David A. Baker me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani.
Pas Presidencës, Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është pritur me nderime të larta nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
As pas takimit me Ministrin në detyrë të Mbrojtjes, nuk do të ketë konferencë për media.
Ndërkohë më herët gjatë ditës, Baker është takuar me komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani.