
Osmani pret sot në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së
Aktuale
August 02, 2025 - 09:12
Presidentja Vjosa Osmani sot do të presë në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.
Sipas njoftimit të lëshuar për media, takimi do të zhvillohet nga ora 15:00 në Kabinetin e Presidencës, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu u bë e ditur se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Ndryshe, Baker arriti të premten në Kosovë, në vizitën e parë të tij në vendin tonë, dhe u prit nga e ngarkuara me punë e misionit diplomatik të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë vizitës së tij, Baker do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedoncin.