KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës
Foto: Facebook

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Aktuale August 01, 2025 - 21:01

Misioni i KFOR-it po vazhdon me vendosjen e shenjave të reja përgjatë kufijve në Kosovë.

Shenjat e tilla, të vendosura në zonat malore dhe pyjore, sipas KFOR-it, shënojnë qartë zonën e operacioneve të tij, duke shtuar se ato ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale.

“KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tilla për promovimin e një ambienti të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë Vijës Kufitare”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it.