Veteranët e UÇK-së kërkojnë mbështetje nga Ambasada gjermane
Foto: Laura Hasani

Veteranët e UÇK-së kërkojnë mbështetje nga Ambasada gjermane

Aktuale August 01, 2025 - 17:33

Një delegacion i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), i kryesuar nga kryetari Hysni Gucati, u prit në takim nga zëvendësshefi i misionit të Gjermanisë në Kosovë, Christian Boettcher, në Ambasadën Gjermane.

Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet në Gjykatën Speciale në Hagë dhe u kërkua mbështetje nga shteti mik Gjermania për të garantuar një proces të drejtë dhe të paanshëm për të gjithë të akuzuarit.

U theksua roli i pazëvendësueshëm i Gjermanisë në çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës, duke e quajtur atë një mik të madh të vendit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Delegacioni falënderoi zëvendësshefin e misionit për mikpritjen dhe gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me procesin në Gjykatën Speciale.