Qeveria ndan nga 20 mijë euro për zjarrfikësit Osmanaj dhe Lima, që humbën jetën në vendin e punës
Foto: Laura Hasani

Qeveria ndan nga 20 mijë euro për zjarrfikësit Osmanaj dhe Lima, që humbën jetën në vendin e punës

Aktuale August 01, 2025 - 11:41

Qeveria në detyrë gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendim t’i ndajë 40 mijë euro për familjet e dy zjarrfikësve, Sefadin Osmanaj dhe Kaçun Lima, të cilët humbën jetën në vendin e punës në vitin 2024 – 2025.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se secilës familje do t’i ndahen nga 20 mijë euro.

“Vetëmohimi dhe përkushtimi profesional i zjarrfikësit Sefadin Osmanaj dhe Kaçun Limës ndaj detyrës fisnike të zjarrfikësit do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje të thellë”, ka thënë ai, duke njoftuar për pikat e rendit të ditës.

Zyrtari i Njësisë së Zjarrfikësve në Klinë, Sefedin Osmanaj, kishte vdekur në krye të detyrës. Ndërkaq, gjatë një intervenimi tjetër vdiq Kaçun Lima, zyrtar i Njësisë së Zjarrfikësve në Gjakovë.

Image