
Kosova heq taksën e produkteve nga SHBA-ja
Vendimi është marrë sot nga Qeveria në detyrë e Kosovës, raporton Zeri.info
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se nga tani Kosova i mirëpret produktet amerikane me 0% tarifa doganore dhe se ky vendim dëshmon marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve.
Ai shtoi se Kosova është e përkushtuar që të ketë një marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në, raporton Zeri.info.
“Një vendim shumë të rëndësishëm që po marrim sot, është largimi i tarifave doganore me SHBA-në, kështu që tani e tutje të gjitha produktet me origjinë nga SHBA-ja do të kenë tarifë 0% kur të hynë në vendin tonë”.
“Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj, dhe besojmë fuqishëm që kjo do të ndikojë në rritjen e shkëmbimit tregtar dhe rritjen e investimeve. Ky është një hap i radhës që dëshmon marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve tona dhe tregon përkushtimin tonë për të pasur një marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë. /Zëri