
Nga tani, çdo lehonë në komunën e Istogut do të subvencionohet me nga 150 euro
Aktuale
August 01, 2025 - 11:15
Komuna e Istogut ka njoftuar se nga data 1 gusht 2025 do të fillojë subvencionimi i të gjitha nënave lehona me shumën prej 150 eurosh për çdo rast lindjeje.
Vendimi është marrë nga kryetari i Komunës, Ilir F. Ferati, si mbështetje për familjet e reja në këtë komunë, thuhet përmes një postimi në Facebook.
Sipas njoftimit zyrtar, çdo nënë ka të drejtë të aplikojë brenda një muaji nga data e lindjes së fëmijës.
Aplikimi bëhet në Zyrën për Shërbime me Qytetarë (në katin përdhesë të objektit të Komunës), nga ora 09:00 deri në 16:00, çdo ditë pune.