Komuna e Prishtinës: Nga sot s’do të ketë shërbime në e-Kosova për ata që s’e kanë vendosur adresën zyrtare në platformë
Foto: Laura Hasani

Komuna e Prishtinës: Nga sot s’do të ketë shërbime në e-Kosova për ata që s’e kanë vendosur adresën zyrtare në platformë

Aktuale August 01, 2025 - 10:59

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga 1 gushti 2025 nuk do të ofrohet shërbim në platformën e-Kosova dhe në e-kioska për të gjithë ata që nuk e kanë bërë ndërlidhjen e adresës zyrtare.

Po ashtu Komuna e Prishtinës tha se për shkak të mosdeklarimit të adresës zyrtare, do të kufizohet lëshimi i këtyre dokumenteve të gjendjes civile:

• Ekstrakti i lindjes

• Certifikata e vendbanimit

• Certifikata e shtetësisë

• Certifikata e bashkësisë familjare

Kufizime nuk do të kenë:

• Certifikata e lindjes

• Certifikata e martesës

• Certifikata e gjendjes martesore

• Certifikata e vdekjes.

Po ashtu, nuk do të ketë kufizime për regjistrimet e reja të:

• Lindjes

• Martesës

• Vdekjes.

Ku mund ta bëni ndërlidhjen e adresës zyrtare?

• Në Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) – sportelet 1 dhe 2 në objektin e vjetër të Komunës së Kryeqytetit

• Në sportelet e gjendjes civile në objektin e ri të Komunës

• Online, përmes platformës e-Kosova.

Shënim:

Formularët dhe deklaratat e ndërlidhjes së adresës duhet të ruhen në dosje të veçantë, të ndara nga dosjet e regjistrimeve ose verifikimeve të lindjes, martesës dhe vdekjes.

Për më shumë informacion, ju lutemi drejtohuni në sportelet e gjendjes civile ose kontaktoni Komunën e kryeqytetit.