Tahiri: Qeveria e re duhet t’i shpallë të pavlefshme të gjitha vendimet e Qeverisë në detyrë
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Qeveria e re duhet t’i shpallë të pavlefshme të gjitha vendimet e Qeverisë në detyrë

Aktuale August 01, 2025 - 09:58

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë me dije se qeveria e re duhet t’i shpallë të pavlefshme të gjitha vendimet e Qeverisë në detyrë.

Ajo ka vlerësuar se këto vendime janë antikushtetuese.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kurti dhe LVV-ja kanë marrë mjaft para për fushatën e zgjedhjeve elektorale.

“Qeveria e re qe vjen domosdo – të shpall të pavlefshme të gjitha vendimet e kësaj qeverie në detyrë jokushtetuese – të anulohen edhe tenderët se VV e Kurti morën mjaft para për fushatën e zgjedhjeve lokale”, shkroi Tahiri.