Mot me diell dhe vende-vende riga shiu
Foto: Laura Hasani

Mot me diell dhe vende-vende riga shiu

Aktuale August 01, 2025 - 07:58

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHMK-ja njofton se vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13 dhe 15 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25 dhe 27 gradë.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.