
Largohet nga puna Agim Pllashniku, pas ballafaqimit me deputeten Pacolli
Ditë më parë, qytetari Agim Pllashniku protestoi kundër deputetes Fitore Pacolli për grandet që raportohet se kanë fituar familjarët e saj.
Madje të enjten, Pllashniku dorëzoi kallëzim penal kundër deputetes Pacolli, raporton Zeri.info.
Mirëpo, të gjitha këto i kushtuan atij me largim nga puna në Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, e cila drejtohet nga Faruk Mujku.
Atij i është përcjellë edhe vendimi, ku shkruhet “Z.Agim Pllashniku i shkëputet kontrata e punës me efekt të menjëhershëm nga data e nënshrimit të këtij vendimi”
Për këtë ka reaguar edhe avokati i Pllashnikut, Gent Gjini, i cili ka thënë se kontrata i është ndërprerë pa paralajmërim ose pa ndonjë vërejtje.
“Skandal si ne Kore te Veriut, i nderpritetet mardhenia e punes Agim Plashnikut, pikerisht kjo pas dorezimit te kallzimi penal ndaj Fitore Pacollit, dhe skandaleve qe ajo eshte perfshire, pra si eshte e mundur dhe ne qfar baze, dhe pse bash mu ne kete kohe,Agim Plashnikut i shkeputetet mardhenia e punes, pa paralajmerim, pa verejtje dhe pa baze, andaj kjo eshte arsye se edhe nje kallzim penal te dorezojm tani per keqperdrorim te detyrave zyrtatare se vlerat demokatike ne kete vend, ketu si fjala e lire, me nuk gjejn vend dhe absolutisht nga keto veprime kuptohet se ne kete shtet mbizoteron diktatura”, shkroi avokati Gjini. /Zëri