
Pas Rozeta Hajdarit, në Prokurori edhe ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë Irfan Lipovica
Aktuale
July 31, 2025 - 14:01
Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Irfan Lipovica, është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe është parë duke hyrë në këtë objekt.
Irfan Lipovica është një nga tre të dyshuarit për rastin e rezervave shtetërore, për të cilin rast të dyshuar janë edhe afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtari tjetër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hafiz Gara.