Avokati Gjini për 15 vjet burg ndaj Pleskoviqit: Ky dënim, shumë pak në raport me masakrat

Avokati Gjini për 15 vjet burg ndaj Pleskoviqit: Ky dënim, shumë pak në raport me masakrat

Aktuale July 31, 2025 - 11:31

Pas aktgjykimit ndaj Millosh Pleskoviqit dhe dënimit të tij me 15 vjet burg për krime lufte në Prizren, avokati i viktimave Gent Gjini tha se ky kriminel lufte, Millosh Pleskoviq, është gjykuar me ligjin e Jugosllavisë.

“Ky dënim është shumë pak, në raport me masakrat. Zonjës ia ka masakru dy fëmijë binjakë. Ua ka pre gjymtyrët. Janë faktet. Gjykata e ka dënu shumë pak me ligje të Jugosllavisë”, ka thënë avokati Gjini.

Avokati Gjini tutje ka thënë se Pleskoviqi ka qenë pjesë e “Beretave të Kuqe” të kriminelit serb Arkan.

“Për herë të parë po gjykohet një anëtar i Arkanoviqëve e Beretave të Kuqe”, ka thënë avokati nga Prizreni.

Sipas aktakuzës, Pleskoviqi duke funksionuar si grup i armatosur me 7-8 persona të nacionalitetit serb, më 1 shtator 1998 në Prizren, derisa ishin duke shkuar për në malin e tyre viktimat R.D., B.D., F.B., së bashku me të dëmtuarit, Fevzi Cana, Xhenger Cana dhe Bashkim Kastrati, fillimisht janë ndalë papritmas nga grupi i armatosur serb, të cilët më pas janë fyer me fjalë serbe, e që në mesin e atij grupi të armatosur serb ishte parë edhe i akuzuari Pleskoviq.