Lladrovci: Qe 2 vjet anëtarët e kryesisë së PDK-së më kanë dëmtuar
Foto: Laura Hasani

Lladrovci: Qe 2 vjet anëtarët e kryesisë së PDK-së më kanë dëmtuar

Aktuale July 30, 2025 - 22:06

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit ka vendosur t’i hyjë garës me iniciativën qytetare “Për Drenasin Kampion Ramiz Lladrovci”, ka folur për moskandidimin e tij nga ana e PDK-së, duke e quajtur proces të planifikuar.

“Ka 2 vjet që anëtarët e kryesisë së PDK-së më kanë dëmtuar për zhvillimin e Drenasit. I kanë thirr asamblistët e mi duke i thënë mos ja votoni këtë projekt sepse do të vij unë kryetar dhe do t’i bëj unë. E kam paralajmëruar kryetarin Memli Krasniqi, sekretaren e përgjithshme dhe kjo është kuptuar ‘jo nuk ka mundësi të të pengojnë’. Dhe u kap një telefonatë, ku dëshmua se anëtari i kryesisë, Petrit Hajdari, ku provon t’i bind familjarët e asamblistët e mi që të mos më votojnë”, ka thënë ai.

Lladrovci ka thënë se liderët e komunave ku udhëhiqen nga PDK kanë bërë propagandë kundër tij, duke thënë se po bashkëpunon me Gjykatën Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së.

“Asnjëherë nga formimi i PDK-së e deri sot, nuk e ka dërguar kryesia propozimin për kryetar komune. Në reformim anëtarët e kryesisë duhet të kalojnë nëpër procese, Kadri Veseli kur ka hyrë në PDK ka shkuar në zonën e vet dhe ka nisur nga lagjia e vet t’i merr votat dhe u bë kryetar. Kundërkandidati im, Petrit Hajdari, nga 2013 nuk ka marrë pjesë në proces zgjedhor asnjëherë. Kur ka marrë pjesë në kuvend të degës në Drenas, ka këshilluar për këshill të përgjithshëm dhe i ka marrë 17 vota. Pra s’ka arritur as t’i marrë për të hyrë në këshill të përgjithshëm dhe është emëruar anëtar kryesie”, ka thënë Lladrovci./rtk