Lladrovci formon parti të re dhe kandidon për kryetar të Drenasit
Foto: Laura Hasani

Lladrovci formon parti të re dhe kandidon për kryetar të Drenasit

Aktuale July 30, 2025 - 18:12

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci ka vendosur që në garën për të parin e këtij qyteti të garojë me subjektin e tij të ri politik.

Sipas njoftimit nga Lladrovci subjekti i ri politik do të quhet "PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN".

Ai ka ftuar të gjithë ata që e duan Drenasin me qeverisjen e shkëlqyer, qeverisjen e pandikuar nga faktorët jashtëligjorë dhe jashtë komunës së Drenasit, ta përkrahin subjektin e ri garues në zgjedhje lokale.