Osmani: Administrata e Trumpit konfirmoi vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Osmani: Administrata e Trumpit konfirmoi vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Aktuale July 30, 2025 - 15:43

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është informuar nga zv.sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se administrata “Trump” ka miratuar vazhdimin e këtij programi për Kosovën.

Postimi i plotë:

Pas takimeve të shkëlqyeshme në Washington D.C., ku diskutuam për rëndësinë e Kompaktit të MCC për Kosovën, jam informuar edhe zyrtarisht nga zv.sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se administrata “Trump” ka miratuar vazhdimin e këtij programi për Kosovën — një program me ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën!

Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës!