Zbulohen mbetje mortore në Brekoc të Gjakovës, dyshohen se janë nga lufta e fundit

Zbulohen mbetje mortore në Brekoc të Gjakovës, dyshohen se janë nga lufta e fundit

Aktuale July 30, 2025 - 15:10

Sot në Brekoc të Gjakovës, gjatë gërmimeve të kryera nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës, është konfirmuar gjetja e mbetjeve mortore që potencialisht i përkasin listës së personave të zhdukur.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se pas kthimit në këtë lokacion për gërmime të mëtejshme dhe vlerësuese, ekipet kanë hasur në eshtra.

“Pas ekzaminimit antropologjik dhe identifikimit përmes ADN-së, ne do ta informojmë familjet dhe opinionin për identifikimin. Komisioni dhe partnerët institucionalë janë të përkushtuar për trajtimin me prioritet dhe kujdes të posaçëm të kësaj çështjeje, në shërbim të familjeve të viktimave dhe për të vënë drejtësinë në vend”, thuhet në njoftim.