
Izmaku për marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë: Kritika s’është armiqësi, por përkushtim ndaj Kosovës
Aktuale
July 30, 2025 - 13:13
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Fatmire Izmaku, ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e fundit ndaj ambasadorëve të Gjermanisë dhe Francës në Kosovë. Ajo theksoi se këto dy shtete kanë qenë ndër aleatët më të qëndrueshëm të Kosovës, duke ofruar mbështetje vendimtare në momentet më të vështira.
“Nuk kemi të drejtë t’i përbuzim kur na kujtojnë se institucionet tona duhet të funksionojnë dhe të mbajnë përgjegjësi”, tha Izmaku. Ajo theksoi se miqtë e vërtetë janë ata që flasin hapur, edhe kur qëndrimet e tyre nuk na pëlqejnë.
Sipas saj, Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe jo për krijimin e armiqve të rinj diplomatikë.
“Partneriteti nuk ndërtohet duke u tallur me miqtë tanë”, përfundoi Izmaku.