
Politizimi i angazhimit të FSK-së në veri, Gueroti: Manipulimi i informacionit po bëhet sistematik, mediat raportuan saktë
Politizimi i dërgimit të njësiteve të kërkim-shpëtimit të FSK-së në liqenin e Ujmanit për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur më 27 korrik ka nxitur reagime të forta nga ambasadorët.
Ambasadori francez, Olivier Guerot, dënoi ashpër veprimin e qeverisë në detyrë.
Ai shtoi se Franca do t’i ofrojë mbështetjen e nevojshme misionit paqeruajtës në Kosovës “në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike”.
Geurot shprehu gjithashtu respekt për mediat “që kanë raportuar saktë për rolin e KFOR-it në përpjekjet për gjetjen e trupit të personit të zhdukur nga Liqeni i Ujmanit.”
“Franca e mbështet plotësisht KFOR-in dhe komandantin e tij. Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në sigurimin e sigurisë për të gjithë. Ai meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjithë aktorëve në rajon. Franca do të vazhdojë t’i ofrojë atij gjithë mbështetjen e nevojshme në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike. Po ashtu, i bëj nder mediave që kanë raportuar saktë për rolin e KFOR-it në përpjekjet për gjetjen e trupit të personit të zhdukur nga Liqeni i Ujmanit”, tha ai.