Nëna lindi në veturë duke shkuar në spitalin e Pejës, nuk mbijeton foshnja

Nëna lindi në veturë duke shkuar në spitalin e Pejës, nuk mbijeton foshnja

Aktuale July 29, 2025 - 21:06

Ishte nisur për në Spitalin Rajonal të Pejës në ditët e fundit të shtatëzanisë.

Mirëpo gruaja nuk arriti që të pres ta lind foshnjën në repartin e gjinekologjisë.

Krejt kjo pasi i filluan dhimbjet e lindjes dhe u detyra që procesin ta kryej në veturë rrugës për në spital.

Prandaj, nga kushtet e vështira në të cilat ajo e kreu lindjen, foshnja mbërriti në spital pa shenja jete.

Nga ky institucion shëndetësor, i thanë televizionin se përkundër asaj që ka përjetuar, gjendja e nënës është stabile.

“Foshnja është sjell pa shenja jete. Pacientja në fjalë është në gjendje të mirë shëndetësore. Asaj i është ofruar gjithë ndihma e nevojshme mjekësore. Ajo është lëshuar nga Spitali me vetë dëshirën e saj në gjendje stabile dhe pa komplikime” , thuhet nga spitali i Pejës.

Gruaja që e kreu këtë lindje, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ishte gjithashtu në gjendje të rëndë.

“Në spitalin rajonal në Pejë një foshnje e porsalindur është sjellë pa shenja jete, si dhe viktima femër kosovare është sjelle me gjendje të rënduar shëndetësore pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital”, kanë thënë nga Policia e Kosovës

Me urdhër të Prokorurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës tashmë është dërguar për obduksion.

“Ky rast është raportuar në Departamentin e Krimeve të Rënda, prokurori kujdestar pasi ka pranuar informatat nga njësitë relevante të Policisë dhe Spitali Rajonal i Pejës ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu bërë autopsia dhe pasi që ta pranojmë raportin e Autopsisë do të mësojmë më shumë rreth shkaqeve të vdekjes së foshnjës”, ka thënë Nikçi.

Ky është një prej rasteve të rralla, të lindjes së foshnjës gjatë rrugës për në spital./teve1