Komuna e Fushë-Kosovës nis lirimin e hapësirave publike, opozita e kundërshton

Komuna e Fushë-Kosovës nis lirimin e hapësirave publike, opozita e kundërshton

Aktuale July 29, 2025 - 18:21

Deri një javë më parë, në këtë pjesë këtu, ishin të vendosura objekte të ndryshme.

Por pas një vendimi të komunës së Fushë Kosovës, të njëjtat janë rrënuar.

E këtë të martë, aty po bëheshin disa punime.

Krejt kjo për të rregulluar trotuaret në rrugët “Hajrullah Zymi” dhe “Enver Maloku”, që lëvizja për këmbësorë të jetë më e lehtë.

Këtë vendim po e mirëpresin banorët e kësaj zone.

“Është ndër punët më të mira që i ka bo komuna Fushë Kosovës…ka qenë koha e duhur që me hi kjo ndërhymje, me i pastru gjitha hapsirat publike ku janë të nxonta prej bizneseve të ndryshme”, është shprehur një qytetar.

“Nuk e di kush e ka marr këtë vendim por vendim i duhur është. Komuna gjithë duhet me kon transparente ndaj popullatës, se populli e mban komunen a është qeshtu…Më së shumti ka pas problem per këta me karroca”, ka thënë qytetari tjeter.

Por ky vendim nuk po i pëlqen dikujt tjetër.

Nga opozita e PDK-së në Fushë Kosovë thonë se kjo u bë për shkak të zgjedhjeve lokale.

“Mendoj që ky veprim është dashur të bëhet në konsultim me bizneset edhe me qytetarët dhe të mos merret një veprim i cili është tre muaj para zgjedhjeve, kur e dijmë se kjo qeverisje lokale për 25 vite nuk arritur për të marrë këto veprime të cilat do të ishin në të mire edhe të bizneseve, edhe të qytetarëve, pra është bërë një veprim puro politik para zgjedhjeve”, ka thënë Murseli.

Ndërsa në një njoftim në Facebook, nga komuna kanë thënë se aksioni ka për qëllim kthimin në funksion të plotë të hapësirave publike, që janë të destinuara për përdorim nga qytetarët.

Ky proces, sipas zyrtarëve komunalë, pritet të shtrihet edhe në lagje e rrugë të tjera të qytetit në ditët në vijim./teve1