Bislimi takohet me shefin e ri të OSBE-së, diskutohen zhvillimet aktuale në vend
Foto: ZKM

Bislimi takohet me shefin e ri të OSBE-së, diskutohen zhvillimet aktuale në vend

Aktuale July 29, 2025 - 13:21

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka zhvilluar një takim me shefin e sapoemëruar të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Image

Gjatë këtij takimi të parë mes tyre, zëvendëskryeministri Bislimi e uroi McGurkun për marrjen e detyrës së re dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Image

Në bisedë u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, duke përfshirë progresin e arritur gjatë mandatit të Qeverisë, me theks të veçantë në rritjen ekonomike, shtimin e vendeve të punës dhe rritjen e prodhimtarisë vendore.

Image

Palët diskutuan gjithashtu raportet periodike të OSBE-së për Kosovën dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët. Zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi rolin që OSBE ka luajtur në procesin e shtetndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim sa më efektiv në të ardhmen.

Image