KFOR-i ka kufizuar përdorimin e dronëve “Bayraktar” nga FSK-ja

KFOR-i ka kufizuar përdorimin e dronëve “Bayraktar” nga FSK-ja

Aktuale July 29, 2025 - 12:02

KFOR-i ka miratuar një zonë të kufizuar për përdorimin e dronëve “Bayraktar”, me të cilët është furnizuar FSK-ja.

Kështu ka bërë të ditur komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, i cili ka folur edhe për lejen që FSK-ja duhet të kërkojë nga NATO-ja për të shkuar në veri.

“Më lejoni të theksoj se, në përputhje me angazhimet ekzistuese të ndërmarra midis NATO-s dhe Prishtinës, FSK-ja mund të vendoset në veri të Kosovës vetëm me pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it

“Dhe unë mirëpres përmbushjen e vazhdueshme të këtij angazhimi nga ana e Kosovës, i cili është i rëndësishëm për stabilitetin dhe një çështje e rëndësishme besimi midis NATO-s dhe Kosovës. Veçmas, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Komandanti i KFOR-it mban autoritetin parësor mbi hapësirën ajrore të Kosovës. Kjo do të thotë se unë kam autoritetin për të miratuar ose mohuar çdo qasje në hapësirën ajrore të Kosovës”, ka thënë Barduani, në një intervistë për mediumin në gjuhën serbe, “Kosovo online”, transmeton Zeri.info.

Ai tregoi edhe për trajnimet që FSK-ja bën për dronët ‘Bayraktari”, për çka e ka një zonë të kufizuar për përdorimin e tyre, transmeton Zeri.info.

“Sa u përket dronëve konkretisht, dronëve ‘Bayraktar’, KFOR-i ka miratuar një zonë të kufizuar të përhershme në pjesën qendrore-jugore të Kosovës, ku FSK-ja mund të kryejë trajnimin e nevojshëm për operatorët e saj të dronëve pa ndërprerë trafikun ajror. Trafikun komercial dhe, natyrisht, trafikun ajror të KFOR-it”, ka thënë komandanti i KFOR-it. /Zëri