
Njihuni me policin e lagjes suaj në Prishtinë
Policia e Kosovës bën të ditur se ka nisur një iniciativë të re për të afruar qytetarët me institucionin policor, duke ndërtuar ura të qëndrueshme të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
Në njoftim thuhet se përveç ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, Policia e Kosovës është e përkushtuar në forcimin e raporteve miqësore me qytetarët, komunitetin, institucionet publike, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile.
“Synimi është rritja e transparencës, përmirësimi i komunikimit dhe nxitja e përfshirjes aktive të qytetarëve në çështje që ndërlidhen me sigurinë publike. Kjo bëhet me qëllim krijimin e një ambienti të sigurt, pa frikë nga krimi, dhe me mirëbesim të ndërsjellë ndërmjet publikut dhe policisë.
Brenda kësaj fushate, për çdo lagje dhe zonë do të prezantojmë zyrtarin policor përkatës – të cilët janë në shërbimin tuaj, të gatshëm të dëgjojnë, ndihmojnë dhe bashkëpunojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me qytetarët”, thuhet në njoftim.
Drejtoria Rajonale e Policisë – kryeqyteti
Në kuadër të përkushtimit të Policisë së Kosovës për bashkëpunim me komunitetin dhe ndërtimin e besimit të ndërsjellë, këtë javë ju prezantojmë zyrtarët policorë përgjegjës për sektorët e ndryshëm të lagjeve në kryeqytet:
Lagjja Arbëria, Tophane – zyrtarja për Sektorin A – Nexhmije Rrustemi; [email protected]; 038 502 223 / 192
Zona Qendër, Pejton – zyrtari për Sektorin B – Senad Beqiri; [email protected]; 038 502 223 / 192
Bregu i Diellit, Aktashi, Mati 1 – zyrtari për Sektorin C; Shefshet Ejupi; [email protected]; 038 502 223 / 192
Dodona, Taukbahçe, Gërmia, Mati 1, Zllatari – zyrtarja për Sektorin D – Merita Kadriu; [email protected]; 038 502 223 / 192
Të gjithë zyrtarët policorë janë në shërbim të drejtpërdrejtë për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve, për të ruajtur rendin, qetësinë dhe për të ndërtuar së bashku një ambient të sigurt për të gjithë.
Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në rubrikën “Njihuni me policin e lagjes tuaj”, ku do të gjeni të dhëna për të gjithë zyrtarët policorë sipas drejtorive rajonale, stacioneve dhe nënstacioneve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.