FSK-ja angazhohet për kërkimin e trupit të mërgimtarit në Ujman [foto]

FSK-ja angazhohet për kërkimin e trupit të mërgimtarit në Ujman [foto]

Aktuale July 29, 2025 - 09:37

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se njësitet e specializuara të zhytjes dhe kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) mëngjesin e së martës janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit, i cili është hedhur në liqenin e Ujmanit në komunën e Zubin-Potokut.

Image

“Forca e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të detyrave të saj thelbësore, ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK-së kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes”, ka shkruar Maqedonci në profilin e tij zyrtar ë rrjetin social Facebook.

Image

Të dielën një mërgimtar 33-vjeçar dyshohet se është mbytur pasi është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit.