
“Pyetjet e saj ishin të dirigjuara” reagon sërish Pacolli ndaj gazetares së RTK-së
Aktuale
July 28, 2025 - 22:55
Gjatë një interviste të dhënë për televizionin publik, deputetja Fitore Pacolli dhe gazetarja e këtij medium patën një “përplasje”.
Pacolli akuzoi gazetaren se i bëri pyetje sugjestive dhe e quajti atë si të “nënshtruar”, raporton Zeri.info.
Mirëpo, deputetja e LVV-së sërish ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku thotë se gazetarja udhëzohej në vazhdimësi nga prapaskena.
“Pyetjet e saj ishin të dirigjuara, dhe kur e sfidova, tha: ‘Nuk jam gazetare e nënshtruar’ Jo se kishte parim, por sepse priste duartrokitje nga ‘kolegë’ të saj mercenar. Për të sot nuk kishte rëndësi përgjegjësia që ka ndaj publikut por si do të vlerësohej ajo nga ata që e udhëzonin nga prapaskena”, thuhet në reagimin e saj. /Zëri