Jetmir Tofaj zyrtarizohet kandidat i LVV-së për kryetar të Junikut

Jetmir Tofaj zyrtarizohet kandidat i LVV-së për kryetar të Junikut

Aktuale July 28, 2025 - 22:12

Lëvizja Vetëvendoasje ka zyrtarizuar Jetmir Tofajn si kandidat për kryetar të Komunës së Junikut, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

Kandidatura e tij u konfirmua gjatë një tubimi me strukturat e Lëvizjes në këtë komunë, ku morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, sekretari organizativ Alim Rama, deputetët Nezir Kraki e Salih Zyba, zëvendësministri i Arsimit Taulant Kelmendi dhe kryetari i Qendrës së Gjakovës, Agon Batusha.

Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e një qeverisjeje që u ngjan qytetarëve të Junikut – e fjalës dhe e punës – ndërsa Tofaj u prezantua si kandidati që do të udhëheq me ndershmëri dhe përkushtim.

 

“Junikasit e dinë mirë çfarë do të thotë t’i qëndrosh tokës, fjalës dhe punës. Tani është koha që edhe qeverisja në Junik t’u ngjajë qytetarëve të vet”, u tha në mbështetje të kandidaturës së tij.Me vlerësimin për Junikun si një komunë me histori krenare dhe potencial të madh në turizëm, bujqësi dhe kulturë, përfaqësuesit e LVV-së u zotuan për një qeverisje të hapur dhe të përkushtuar ndaj nevojave të qytetarëve.

“Me Jetmir Tofajn dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Juniku do të ecë përpara me hap të sigurt dhe me duar të pastra”, u theksua në përmbyllje të tubimit.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor, dhe LVV ka bërë thirrje për bashkim rreth vizionit të një Juniku më të drejtë dhe më të zhvilluar.