Trumpi nga Skocia e përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha këndej pari, do të ndodhnin 6 luftëra

Trumpi nga Skocia e përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha këndej pari, do të ndodhnin 6 luftëra

Aktuale July 28, 2025 - 15:42

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot e ka përmendur sërish Kosovën dhe Serbinë, gjatë një deklarimi para gazetarëve në Skoci, raporton “The Guardian”.

Trumpi tha se prania e tij në Shtëpinë e Bardhë ka ndaluar ose parandaluar gjashtë luftëra në botë.

“Po të mos isha unë aty, tani do të zhvilloheshin gjashtë luftëra të mëdha. India do të luftonte me Pakistanin”, tha ai.

Ai iu referua mosmarrëveshjes midis Tajlandës dhe Kamboxhias, duke pretenduar se ndërhyrja e tij – dhe kërcënimi i tij për të ndërprerë bisedimet tregtare – çoi në një armëpushim.

Serbia dhe Kosova janë një tjetër fushë ku ai ka bërë një ndryshim, shtoi ai, si dhe përmendi marrëveshjen e paqes midis Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos. /Klankosova.tv