OVL-UÇK kritikon qeverinë për mosmbështetje të drejtuesve të UÇK-së në Hagë

OVL-UÇK kritikon qeverinë për mosmbështetje të drejtuesve të UÇK-së në Hagë

Aktuale July 28, 2025 - 15:14

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kritikoi qeverinë në detyrë për shpërfillje të kërkesave për mbështetje të drejtuesve të UÇK-së, të akuzuar në Hagë.

Hysni Gucati nga kjo organizatë , tha në konferencë për media, se i kanë kërkuar ministres në detyrë të Drejtësisë Albulena Haxhiu para shtesë për mbrojtje në Hagë, por nuk kanë marrë përgjigje.

“Ne i jemi drejtuar asaj që të japë para shtesë për avokatët të cilët janë larguar, siç është avokati i Veselit e disa të tjerë. Por nuk kemi marrë përgjigje dhe nuk kemi marrë kurrë dhe dhashtë Zoti të hiqet kjo qeveri se na ka bërë dëm. Nuk kemi marrë përgjigje nga asnjë institucion e as nga Albulena Haxhiu”, tha Gucati. /EO

Image