
Kosova regjistron temperaturën më të lartë ndonjëherë, 42.5 gradë në Klinë më 25 korrik
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar disa të dhëna për temperaturat e larta që përfshinë vendin gjatë javës së kaluar.
Sipas këtyre të dhënave, temperatura më e lartë u regjistrua në Klinë më 25 korrik, në orën 15:00 dhe sipas Institutit kjo paraqet temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Kosovë.

Ndryshe, IHMK-ja ka njoftuar se pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kjo javë do të karakterizohet nga mot më i paqëndrueshëm. Pritet të ketë vranësira të herëpashershme me intervale dielli, ndërkohë që do të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e hënë moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat do të shoqëruara me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të sillen nga 15 – 18° C, kurse, temperaturat maksimale nga 27-31° C
Gjithashtu, bëhet e ditur se do të fryjë erë lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit.