
Qytetari gjen një kuletë me mbi një mijë dollarë dhe e dorëzon në Polici
Aktuale
July 28, 2025 - 14:54
Qytetari Gjelal Mulaj është paraqitur sot në stacionin policor në Pejë.
Aty ai e ka dorëzuar një kuletë, të cilën e kishte gjetur në një qendër tregtare.
Në njoftimin e Policisë thuhet se në kuletë kishte edhe para 1 mijë e 20 dollarë amerikanë si dhe 56 euro e 15 centë, si dhe një kartelë identifikuese.
“Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin, të cilit i kishte humbur kuleta, i njëjti është ftuar në Stacionin Policor Pejë dhe nga zyrtarët policorë i është kthyer kuleta së bashku me të holla. Policia e Kosovës falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në komunikatën e Policisë.