
AAK-ja në Klinë publikon listën e plotë të kandidatëve për asamble
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se Këshilli Drejtues i AAK-së ka miratuar listën e kandidatëve për asamble në Klinë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
“Jam vërtet i lumtur që vizionit të Aleancës…, punës së bërë gjatë këtyre 8 vjetëve në Klinë dhe synimit tonë për të vazhduar zhvillimin dhe përkushtimin ndaj qytetarëve, po i bashkohen edhe shumë profesionistë të rinj, të cilët kanë shprehur interesim të jenë pjesë e këtij rrugëtimi. Kjo listë përbëhet nga personalitete të dëshmuara në politikë dhe vendimmarrje, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar për Klinën, si dhe nga profesionistë të rinj e të përkushtuar që janë gati të punojnë me përkushtim në interes të qytetarëve”, shkroi Elezaj.
Sipas renditjes së numrave, lista e kandidatëve është si më poshtë:
Bartëse e listës: Marqe Tanushi-Selmanaj
2. Qendrim Millaku
3. Arlinda Prenaj Selitaj
4. Valmir Bacaj
5. Tunë Dedaj
6. Ilirjana Toplanaj
7. Luigj Ademi
8. Enver A. Berisha
9. Florentina Berisha
10. Hamëz Mehmetaj
11. Isa Ibishi
12. Blerta Gashi
13. Lorenc Marleku
14. Enver K. Berisha
15. Fatjona Gashi
16. Armend Beqiri
17. Hasan Gashi
18. Shukrije Shala
19. Shemsi Bajraktari
20. Qemajl Sejdija
21. Arlinda Dautaj
22. Faton Berisha
23. Islam Haziraj
24. Bete Gojani
25. Rrustem Pantina
26. Bajram Shala
27. Diana Kerellaj
28. Shpejtim Shala
29. Arif Elezaj
30. Leonora Jaha Dakaj.
“Me këtë ekip, me punën e mirë që kemi bërë gjatë 8 vjetëve të fundit dhe me angazhimin maksimal të secilit anëtar e përkrahës, jam i bindur se do të vazhdojmë t’u shërbejmë qytetarëve të Klinës edhe në 4 vjetët e ardhshëm”, shkroi Elezaj