Shi e shkarkime rrufesh, ky është parashikimi i motit për sot
Foto: Laura Hasani

Shi e shkarkime rrufesh, ky është parashikimi i motit për sot

Aktuale July 28, 2025 - 07:54

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat do të shoqëruara me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, shkruan Zeri.info.

IHMK-ja bën të ditur se gjatë ditës së sotme temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 15 e 18 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale do të arrijnë në 27 e 31 gradë Celsius.

Era do të jetë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:

Image