
“Ky është fillimi i fundit politik për bedelët e përkrahësit e tyre”, reagon Lladrovci
Aktuale
July 27, 2025 - 19:44
Partia Demokratike e Kosovës sot ka publikuar listën e kandidatëve për kryetar komunash.
Një gjë që tërhoqi vëmendje ishte kandidimi i Petrit Hajdarit si kandidat për Drenasin e jo kryetarin aktual, Ramiz Lladrovci.
Ky i fundit ka reaguar, duke thënë se nuk është rrëzuar asnjëherë.
“Deri sot nuk jam rrëzuar, kush më njeh me mbi katër dekada këtë e di.
Respekt për votat pro dhe kundër në seli të PDK-së, po ashtu, faleminderit atyre që nuk morën pjesë në votim. Ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre.
Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!”, thuhet në reagim. /Zëri