Këta janë të gjithë kandidatët e PDK-së për kryetar komunash
Foto: Laura Hasani

Këta janë të gjithë kandidatët e PDK-së për kryetar komunash

Aktuale July 27, 2025 - 18:21

 

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, të dielën ka mbajtur mbledhje dhe tema kryesore ishte zgjedhjet lokale.

Gjatë kësaj mbledhjeje është miratuar edhe lista përfundimtare e kandidatëve për kryetar komunash, raporton

Zeri.info.

“Sa i përket zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës hyn në këtë proces e mobilizuar fuqihëm dhe me synimin jo vetëm për të rifituar komunat ku aktualisht qeveris me përgjegjësi dhe rezultate konkrete, por edhe për të fituar në komuna të tjera të rëndësishme, aty ku qytetarët kërkojnë një vizion të ri dhe një qeverisje më të mirë për të ardhmen e tyre”, thuhet në njoftim.

PDK-ja bëri të ditur se në disa degë të saj ku ka pasur më shumë se një kandidat për kryetar komune është zhvilluar procedura e votimit të fshehtë.

Kandidaturat që janë miratuar nga Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës janë si vijon:

Prishtinë – Uran Ismaili

Ferizaj – Agim Aliu

Prizren – Shaqir Totaj

Mitrovicë – Arian Tahiri

Vushtrri – Ferit Idrizi

Skenderaj – Sami Lushtaku

Drenas – Petrit Hajdari

Kaçanik – Sabedin Vishi

Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi

Gjilan – Riad Rashiti

Pejë – Arta Nallbani

Gjakovë – Ervin Shabani

Klinë – Sokol Bashota

Lipjan – Shukri Buja

Shtime – Përparim Ramusa

Dragash – Shaban Shabani

Malishevë – Gëzim Krasniqi

Rahovec – Edon Cana

Suharekë – Dardan Berisha

Podujevë – Isak Shabani

Fushë Kosovë – Rrahim Tërrnava

Kamenicë – Jona Arifi

Viti – Bekim Azizi

Istog – Ali Nimanaj

Deçan – Korab Mushkolaj

Zubin Potok – Izmir Zeqiri

Zveçan – Ilir Peci

Mitrovicë e Veriut – Flutura Hamza

Leposaviq – Shaqir Hetemi

Shtërpcë – Garip Sahiti

Novobërdë – Selatin Nuhiu