
Bedri Hamza, Ramiz Lladrovci, Fadil Nura e Besim Ilazi jashtë listës së kandidatëve për kryetar komunash
Bedri Hamza, Ramiz Lladrovci, Fadil Nura e Besim Ilazi jashtë listës së kandidatëve për kryetar
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, si dhe është miratuar lista përfundimtare e kandidatëve për kryetarë të komunave.
Ata kanë prezantuar kandidaët të cilët do të garojnë për kryetar komunash, shkruan Zeri.info.
Sa i përket listës së kandidatëve ka ndryshime në katër komuna dhe jashtë gares kanë mbetur Bedri Hamza, Ramiz Lladrovci, Fadil Nura e Besim Ilazi.
Për Mitrovicën kandidat do të jetë Arian Tahiri, për Drenasin Petrit Hajdari, për Skenderajn Sami Lushatku dhe për Kaçanikun Sabedin Vishi.
“Për degët e PDK-së në Deçan, Drenas, Gjilan, Istog, Junik, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Podujevë, Rahovec dhe Suharekë, të cilat kanë organe të emëruara apo që janë të përcaktuara sipas vendimit të Këshillit Drejtues të PDK-së të datës 28 mars 2022, është zbatuar Rregullorja për përcaktimin e kritereve dhe mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash, e miratuar nga Këshilli Drejtues i PDK-së”, thuhet në njoftim.
Në vijim mund t’i shihni të gjithë kandidatët e PDK-së për kryetar komunash:
Prishtinë – Uran Ismaili
Ferizaj – Agim Aliu
Prizren – Shaqir Totaj
Mitrovicë – Arian Tahiri
Vushtrri – Ferit Idrizi
Skenderaj – Sami Lushtaku
Drenas – Petrit Hajdari
Kaçanik – Sabedin Vishi
Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi
Gjilan – Riad Rashiti
Pejë – Arta Nallbani
Gjakovë – Ervin Shabani
Klinë – Sokol Bashota
Lipjan – Shukri Buja
Shtime – Përparim Ramusa
Dragash – Shaban Shabani
Malishevë – Gëzim Krasniqi
Rahovec – Edon Cana
Suharekë – Dardan Berisha
Podujevë – Isak Shabani
Fushë Kosovë – Rrahim Tërrnava
Kamenicë – Jona Arifi
Viti – Bekim Azizi
Istog – Ali Nimanaj
Deçan – Korab Mushkolaj
Zubin Potok – Izmir Zeqiri
Zveçan – Ilir Peci
Mitrovicë e Veriut – Flutura Hamza
Leposaviq – Shaqir Hetemi
Shtërpcë – Garip Sahiti
Novobërdë – Selatin Nuhiu