
Pritjet mbi gjysmë ore te Dheu i Bardhë
Aktuale
July 27, 2025 - 17:42
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për pritjet në pikat kufitare, duke njoftuar për fluks të shtuar të qarkullimit të automjeteve.
Sipas raportit të fundit, në pikën kufitare të Dheut të Bardhë qytetarët po përballen me pritje prej 35 nminuta.
Në Muçibabë, pritjet shkojnë deri në 40 minuta, ndërsa në Merdarë dhe Vërmicë pritja është rreth 15 minuta.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të planifikojnë udhëtimin e tyre duke marrë parasysh këto vonesa dhe, nëse është e mundur, të zgjedhin pika alternative për kalim.