
Zjarri në Delvinë, Rama falënderon shefin e policisë që shpëtoi jetë duke rrezikuar jetën e tij
Aktuale
July 27, 2025 - 08:16
Disa vatra në Shqipëri janë përfshirë nga zjarri ditëve të fundit në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama, ka falënderuar shefin e policisë së Delvinës, Agim Tocin, që ka shpëtuar jetë duke rrezikuar jetë e tij.
“Mirëmëngjesi, dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Evropën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë”, shkruar Rama në profilin e tij zyrtar në rrejtin social Facebook.