Ky është parashikimi i motit për sot
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për sot

Aktuale July 27, 2025 - 07:54

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende – vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 17 -20°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 29 dhe 33°C.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s.

“Indeksi UV-së do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen këshillat i IKSHPK-së”, bën thirrje IHMK-ja. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale:

Image