
S’ka konstituim të Kuvendit as në seancën e fundit
Deputetët kanë dështuar edhe në tentimin e dytë brenda ditës dhe të 54 që ta konstituojnë Kuvnedin.
Edhe seanca e sotme ishte me skenarë të njejt, siç ka ndodhur me dhjetëra seanca të kaluara, duke mos arritur të votohet komisioni për votim të fshehtë të kandidates për deputete të propozuar nga partia e parë LVV, ndërsa kundër votimit të fshehtë ishin të gjitha partitë tjera, raporto Zeri.info.
Në fund të seancës, kryesuesi Avni Dehari tha se në mungesë të vullnetit të deputetëve, nuk u arrit të konsituohet Kuvendi, duke ndërprerë seancën deri në vendimin e ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese.
“Me gjithë përpjekjet e mia, për shkak të mungesës së vullnetit të deputëtëve nuk u arrit konstituimi i Kuvendit sipas afatit të Gjykatës Kushtetuese, deri në një vendim tjetër të Gjykatës Kushtetuese po e ndërpres seancën”, tha Dehari. /Zëri
