FSK-ja dhe Policia e Kosovës realizojnë trajnim intensiv

FSK-ja dhe Policia e Kosovës realizojnë trajnim intensiv

Aktuale July 25, 2025 - 14:39

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin “Taktikat me Njësi të Vogla”, që është realizuar nga instruktorët e FSK-së dhe me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë këtij trajnimi intensiv dhe sfidues, pjesëmarrësit janë trajnuar dhe përgatitur me shkathtësi profesionale në fushën e këmbësorisë, si në aspektin teorik, ashtu edhe praktik.

“Bashkëpunimi ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës forcon kapacitetet ndërinstitucionale në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit”, thuhet në postimin e tyre.