
IKSHPK-ja me njoftim të ri: Uji i pishinës së Gërmisë, brenda standardeve
Aktuale
July 25, 2025 - 13:51
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit në pishinën e Gërmisë.
Sipas IKSHPK-së, rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Gërmisë, të marra më datë 23 korrik 2025, rezultojnë brenda standardeve të parapara sipas rregullores për pishina.
“Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë”, thuhet në njoftim. /Zëri