Murati: Ofruam marrëveshje dhe kompromise, tani është radha e Nismës të veprojë
Foto: Laura Hasani

Murati: Ofruam marrëveshje dhe kompromise, tani është radha e Nismës të veprojë

Aktuale July 25, 2025 - 13:44

Pas dështimit të 52-të për konstituimin e Kuvendit, deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, deklaroi se partia e tij ka bërë ofertat e nevojshme politike, duke përfshirë edhe për qeverisje, siç ka kërkuar Nisma Socialdemokrate.

“Ne kemi ofruar marrëveshje dhe kompromise, por tash i takon Nismës të bëjë hapin e radhës. Konstituimi është obligim i të gjithë deputetëve. Shfrytëzoj rastin që t’i ftoj, sepse çdo votë ‘për’ na ofron drejt qëllimit, do të mjaftonte që secili deputet e subjekt ta kryejë obligimin kushtetues që të ndihmojë në konstituimin e Kuvendit”, tha Murati.

Ai ftoi të gjitha partitë të votojnë për konstituimin, duke theksuar se “çdo votë ‘për’ na afron drejt qëllimit”.