Oravi pas dështimit të seancës: Erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish
Foto: Laura Hasani

Oravi pas dështimit të seancës: Erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish

Aktuale July 25, 2025 - 12:32

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka thënë se sot ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit, me shpresë të madhe se do të kishte diçka të re.

Ai e ka quajtur të domosdoshëm krijimin e institucioneve sa më parë.

“Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish. Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e sa drejt BE-së”, ka thënë ai.